




Tepelenë, 25 korrik 2014, NOA.al- Efektivët e policisë së Tepelenës kanë bërë të mundur asgjësimin e 100 fidanëve kanabis sativa si dhe kanë sekuestruar një armë zjarri të llojit pushkë.
Operacioni i bluve të Tepelenës u kodua “Hija e Lisit” ndërsa u zhvillua gjatë ditës së djeshme në fshatin Rabie të komunës Luftinjë në Tepelenë.
Gjatë operacionit u asgjësuan rreth 100 fidanë kanabis sativa, të kultivuara në kubik gati për tu mbjellë në tokë, në një parcelë të hapur rishtaz për këtë qëllim.
Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë edhe i zoti i tokës, Fatmir Caushi 44 vjeç, nga fshati Rabie.
Gjatë kontrollit në kasollen e tij ku rrinte dhe grumbullonte bimë medicinale, u gjet një armë zjarri pushkë model 56 dhe 10 fishekë, të cilat i mbante pa leje, dhe që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Tepelenës për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe Prodhim e mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





