Transmetuar më 25-07-2014, 08:31

Korçë, 25 korrik 2014, NOA.al- Një djalë i moshës 25 vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë, pas pirjes së një sasie helmi.

E.S., me banim në fshatin Voskop të Korçës është çuar në spital nga familjarët në gjëndje të rëndë shëndetësore, i cili sipas komunikimit me mjekët, dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamenti helmues, pesticid.

Nga deklarimi i familjarëve mësohet se i riu nuk vuante nga ndonjë sëmundje dhe është trasportuar për një mjekim më të specializuar në Tiranë.

Lidhur me këtë ngjarje nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet që e shtynë të riun drejt një veprimi të tillë, si dhe për të zbuluar problemet e mundshme të tij./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit