
Tiranë, 25 korrik 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e premte, 25 korrik 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Negociatat në PS, bie mazhoranca e 84 votave, ikin 5 deputetë”.
Tituj të tjerë janë; “Përgjegjësi i Thesarit, vodhi 6 milionë dollarë për 4 vite në bankë: Paratë i luajta bixhoz”.
“Krim brenda familjes, emigranti vret gruan, foishnjen dhe veten”.
“Tryeza e pensioneve, Basha: Nuk do ta pranojmë reformën e qeverisë”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Krim në Korçë, shuhet familja. Emigranti qëllon gruan, foshnjen dhe më pas veten”.
Tituj të tjerë janë; “Shkodër, djali plag0s rëndë me armë zjarri nënën dhe vëllanë”.
“Koço Kokëdhima: PBDNJ dhe Greqia s’kanë asnjë të drejtë për Himarën”.
“Kuvend, mungojnë deputetët e shumicës, dështon votimi i pesë projektligjeve”.
“Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Si i vodha 4.3 milionë euro nga Banka e Shqipërisë: Fshihja në trup nga 10 milionë lekë”.
Tituj të tjerë janë; “Bojkot Kuvendit, Doshi: Festuam ditëlindjen e Frrokut, u vonua torta”.
“40 vjeçari vret në gjumë gruan dhe fëmijën 1 vjeç”.
“Ekonomia, 9001 biznese debitore te tatimet”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Opozita me sytë nga Veriu i PS-së”.
Tituj të tjerë janë; “Meta: Sezon i parakohshëm pushimesh për opozitën”.
“Kokëdhima: PBDNJ dhe Greqia s’kanë asnjë të drejtë për Himarën”.
“Korçë, Krim tjetër makabër, burri masakron gruan dhe fëmijën”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Kryengritje në PS, bllokohen ligjet me 84 vota. Pagëzohet bërthama anti-Rama?!”
Tituj të tjerë janë; “Bankieri: Kam vjedhur 6 miliardë lekë nën hundën e kamerave, i prisha në kumar”.
“Masakër në Korçë, dyshon për atësinë, vret gruan, foshnjen dhe veten”.
“Penalitetet e legalizimeve, shtëpia i kalon ALUIZNI-t për ata që nuk paguajnë”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





