
Është mungesa e aktivitetit fizik ajo që bënë që të grumbullohet yndyra rreth barkut dhe pas kësaj shfaqen edhe të çarat e celulitit, dhe jo sasia e ushimit që konsumohet.
Është ky rezultati i një studimi amerikan i zhvilluar nga Stanford University dhe i publikuar në revistën shkencore “American journal of medicine”, ku thuhet se gjatë 20 viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pasur një rritje të ndjeshme të pasivitetit fizik, gjë e cila ka çuar në mbipeshë dhe veçanërisht në krijimin e barkut.
Duke analizuar të dhënat e popullsisë u zbulua se që nga vitit 1994 e deri në vitin 2010, femrat me një jetë pasive ishin rritur nga 19% në 51.7% dhe meshkujt nga 11.4% në 43.5%.
Paralelisht janë rritur edhe njerëzit me bark, ku te femrat kjo masë është rritur me 0.37% nga viti në vit dhe te meshkujt në masën 0.27%. Sipas eskpertëve sekreti për të jetuar më gjatë dhe për të mos pasur probleme, është që të bëhet sa më shumë aktivitet fizik./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





