Transmetuar më 25-07-2014, 07:49

Kajsitë– Janë shumë të mira për tu ngrënë në stinën e nxehtë pasi prej sasisë së betakarotenës që përmbajnë, favorizojnë nxirjen.

Pjepri- Përmban antioksidantë, betakarotenë dhe vitaminë C, të cilat lehtësojnë marrjen e ngjyrës.

Luleshtrydhet– Përmbajnë një sasi të konsiderueshme të vitaminave B1, B2, A dhe C, si dhe kalcium. Nëpërmjet tyre nxirja bëhet më e lehtë. Gjithashtu lëngu i luleshtrydheve këshillohet për djegiet në plazh.

Pjeshkët– Falë zinkut që përmbajnë, janë ideale për të parandaluar aknet dhe acarimin e tyre në vapë. Ngrënia e pjeshkëve gjatë verës, e bëjnë lëkurën më të tonifikuar, më elastike dhe të hidratuar. Këshillohet që këto fruta ti konsumoni gjatë gjithë ditës deri në pesë vakte./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit