Transmetuar më 24-07-2014, 21:09

Mbas ndarjes së tyre këtë vit, Calvin Harris po përpiqet të gjejë sa më shumë mënyra për të shmangur përballjen me Rita Ora.
DJ, i cili momentalisht po qëndron në Las Vegas, thuhet se ai gjatë gjithë kohës pyet miqtë e përbashkët të ish çiftit për të ditur se ku ndodhet ajo, në mënyrë që ta shmang atë.
Një burim për Daily Star tha: “Calvin gjatë gjithë kohës pyet shoqërinë e tyre të përbashkët për planet e Rita për të shmangur përballjen me njëri-tjetrin. Ai po bën çdo gjë të mundur për ta shmangur atë. Calvin është në Vegas pothuajse çdo javë dhe nuk dëshiron përjetojë stres nëse e sheh atë”. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





