Transmetuar më 24-07-2014, 16:04

Këngëtarja  Ariana Granda ka humbur gjyshin e saj, i cili ka vdekur në 22 korrik pasi nuk ka mundur t’i rezistojë betejës me kancerin. 21 vjeçarja ka postuar në llogarinë e saj në Twitter disa fjalë për nder të gjyshit të saj.

“Të humba në erën e verës. Faleminderit për dashurinë e vazhdueshme. Ne humbëm dje përsonin më të dashur që ekziston, gjyshin tim. Ai ishte i mrekullueshëm, me dhemb zemra por unë isha pranë tij dhe e pashë që ai gjeti paqen”, shkruan Ariana Grande.

Ajo shton më tej: “është gjëja më e vështirë që më ka ndodhur por jam shumë e lumtur që isha pranë familjes dhe pranë tij këto ditë, duke u kujdesur për atë dhe duke i dhuruar dashuri”. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit