
Pastrimi i lëkurës në mënyrë natyrale është një veprim i cili duhet përsëritur shpesh, pasi jo vetëm që nuk e dëmton atë, por i jep një shkëlqim dhe shëndet më të plotë.
Një maskë ideale pastruese ka në bazë mjaltin dhe sheqerin. Për të përgatitur këtë maskë nevojitet një lugë mjaltë dhe një lugë sheqer. Këta dy përbërës duhen përzierë bashkë derisa të jetë bërë një masë e trashë.
Këtë masë aplikojeni në fytyrë dhe pjesën e qafës, duke lëvizur dorën dhe duke e masazhuar lëkurën gjatë aplikimit. Përqendrohuni kryesisht në zonat më të vështira për tu pastruar, si në pjesën e hundës, mjekër dhe ballë.
Këtë maskë mbajeni për 15 minuta dhe më tej shpëlajeni me ujë të bollshëm të ftohtë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





