
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, deri në mesditë i gjithë territori shqiptar do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët ndërsa pas mesdite do të ketë kalime vranësirash ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të Shqipërisë.
Parashikohet që pasditja të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët në zonat Lindore ndërsa e gjithë pjesa tjetër e vendit do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në vlerat maksimale të ditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke bërë që dallgëzimi të jetë 2 ballë.
Europa
Edhe neser, Europa qendrore dhe një pjesë e Mesdheut do të karakterizohen nga vranësira dhe shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Po ashtu, zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në juglindje të kontinentit do të bëjë që edhe këto zona të dominohen nga shira të dendur dhe stuhi të forta ere. Ndërsa, me mot të kthjellët paraqiten Europa Lindore, veriore dhe gadishulli Iberik./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





