
Ndodh që pavarësisht regjimit ushqimor të ekuilibruar, dietave dhe fitnesit të shtohet peshë, duke bërë që të ngrihen pikëpyetje të shumta. Më poshtë sjellim gjashtë arsye se pse shtojmë peshë.
Gjumi i pamjaftueshëm– Shpesh flemë më pak në mënyrë që të bëjmë sa më shumë gjëra, por mungesa e gjumit ka efekte tek ne, pasi shkakton ngadalësim të metabolizmit dhe shtim urie, gjë që çon në shtim peshe.
Palestra nuk do të thotë se mund të hash sa herë të duash– Në përfundim të një seance në palestër është normale që të kesh uri, por kjo nuk do të thotë se mund të hani ç’të doni dhe veçanërisht ushqime të shpejta. Nëse konsumoni pa kriter, iu i rifitoni direkt kaloritë e djegura.
Jo vetëm ushqimi, edhe pijet nën akuzë– Gjatë një diete tregohet kujdes për ushqimet, duke eleminuar yndyrën e tepërt, sheqerin, brumërat etj. Por duhet të dini se pijet alkoolike, me gaz apo me ngjyrues çojnë gjithashtu në shtim peshe.
Mos e teproni me sasinë– Nëse po ndiqni një dietë me në bazë perimet, atëherë kjo nuk do të thotë se mund të hani sa të doni. Çdo regjim ushqimor, nuk duhet ta kapërcejë limitin.
Ushqimi i paktë– Mund të duket çudi, por duke konsumuar shumë pak ushqim, organizmi reagon më ngadalë, duke bërë që të akumulohet yndyrë, duke çuar në shtim peshe.
Shtimi në peshë nuk është njëlloj si shëndoshja– Ndodh që kur merreni me aktivitet fizik të shtoni në peshë. Por kjo gjë nuk ndodh sepse ju po e teproni me ushqim, por prej forcimit të masës muskulore./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





