Transmetuar më 24-07-2014, 13:40

Ai mund të quhet fansi më i çmendur ndër shumë të tjerë. Hernan Baigoria, 27 vjeç, ka arritur që të marrë një autograf nga futbollisti me numrin 10, Lionel Messi, dhe pas kësaj i ka treguar idhullit të tij, “çmendurinë” e bërë për të.

Duke i kërkuar një moment vëmendje, ai ka hequr bluzën që mbante veshur, për ti treguar tatuazhin që mbante në shpinë, numrin 10 me emrin Messi.

Entuziazmi dhe përkushtimi i fansit, bëri që Messi të mos kursejë buzëqeshjen dhe të vlerësojë përkushtimin e tij./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit