
Joseph Wood vdiq. I dënuari amerikan në Arizona, dënimi me vdekje i të cilit ishte konfirmuar nga Gjykata e Lartë, ndërroi jetë pas dy orësh agoni, si pasojë e një injeksioni vdekjeprurës.
Dy orë gjatë të cilave përfaqësuesit e tij ligjor kërkuan ndërhyrje urgjentge, për shkak të vuajtjeve në të cilat ai po kalonte.
Ekzekutimi filloi në orën 13.52, ndërsa u deklarua i vdekur në orën 15.49, një orë e 57 minuta, pasi injeksioni ishte bërë.
I dënuari edhe pas një orë e gjysmë nga injektimi vdekjeprurës, merrte frymë, lëvizte dhe rrotullohej, duke bërë që përfaqësuesit e tij ligjor të kërkonin ndërhyrje emergjente për ta shpëtuar.
Vdekja e tij ka ngjallur jo pak debate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të vuajtjeve të cilat kalojnë të dënuarit, duke hedhur dyshime mbi dënimin me vdekje.
Wood u dënua për vrasjen në vitin 1989 të fejuarës së tij dhe babait të saj./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





