
Tiranë, 24 korrik 2014, NOA.al- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një takim me ekspertët lidhur me reformën në pensione, e cilësoi si një pseudoreformë të Qeverisë.
Ai tha se qeveria po e bën reformën pa pyetur grupet e interesit, sindikatat dhe opozitën, duke shtuar se nxiton të marrë vendime të cilat janë në kundërshtim të hapur dhe të plotë me interesat e të gjitha grupeve, veçanërisht grupeve në nevojë.
Sipas tij, me këtë reformë gjysma e shqiptarëve dalin jashtë skemës së pensioneve.
“Po merren vendime arbitrare vetëm për të përmbushur axhendën e zullumeve që vetëm me axhendën e qytetarëve s’ka të bëjë. Me këtë qeveri transparenca mbetet një problem i madh. Opozita do të hartojë një platformë të re dhe të plotë për pensionet, bazuar në solidaritet dhe mbi mundëistë reale”, u shpreh Rama.
Ai tha se nuk mund të pranohet rritja e moshës së pensioneve dhe se në këtë mënyrë u vendoset këmba në fyt qytetarëve. Sipas tij me këtë reformë nuk kanë asnjë përfitim të rinjtë.
Kreu i opozitës deklaroi se me skemën e opozitës, kategoritë prioritare do të jenë shtresat në nevojë./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





