
Lezhë, 24 korrik 2014, NOA.al- Një vajzë e moshës 16 vjeçare nga Lezha, po procedohet penalisht.
Xh.E., me banim në fshatin Kallmet të Lezhës u ndalua nga policia, pasi në bashkëpunim me tre persona të tjerë, ende të paidentifikuar në në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, kanë kanosur me armë zjarri një djalë me iniciale E M, banues në fshatin Kallmet, ku si shkak mendohet të jetë ngacmimi i 16 vjeçares.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se shkak për këtë veprim dyshohet të ketë qenë refuzimi i adoleshentes për tu lidhur me djalin, ku për shkak të insistimit të tij, e reja ka menduar që ta kërcënojë.
Ishte denoncimi i të riut dhe identifikimi prej tij i vajzës, ajo që çoi në ndaliimin e saj. Në ngarkim të 16 vjeçares materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprën penale “Kanosja” e kryer në bashkëpunim./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





