



Krujë, 24 korrik 2014, NOA.al- Rreth tre mijë rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa u zbuluan dhe asgjësuan nga policia e Krujës.
Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi në flagrancë i 34 vjeçarit Altin Luka, me banim në fshatin Bura të Krujës, pasi në një tokë në pronësi të tij u gjetën 390 bimë nakrotike të llojit kanabis sativa. Ndërkohë në pyllin e lagjes “Lukaj” janë konstatuar 18 parcela të mbjella me bimë narkotike kanabis sativa, me 1490 rrënjë të kultivuara. Është bërë asgjësimi me djegie i kësaj sasie bimësh.
Në vijim u bë arrestimi i 26 vjeçarit Florian Luka, me banim në fshatin Bura, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia e Krujës në lagjen “Lukaj”, janë konstatuar 1100 bimë narkotike kanabis sativa të mbjella prej tij.
Bimët narkotike u asgjësuan me djegie. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e tij su gjetën edhe dy armë zjarri, pushkë, njëra model 63 dhe tjetra model 56.
Po gjatë ditës së djeshme nisi procedimi penal pa autor për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në Malin e Bretës, komuna Cudhi, u konstatuan katër parcela të mbjella, me një total prej 250 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, me lartësi nga 40 cm-1 m. Lidhur me këtë rast po punohet për identifikimin e autorëve të kultivimit./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





