
Sarandë, 24 korrik 2014, NOA.al- Policia e Sarandës vuri në pranga një 46 vjeçar nga fshati Sopik.
Pandeli Deneko, u arrestua në kushtet e flagrancës nën akuzën për “Kundërshtim të punonjësit që kryen detyrë shtetërore ose shërbime publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.
Arrestimi i tij u krye pasi ka kundërshtuar me dhunë fizike punonjësin e policisë së rendit, Sh.B., efektiv shërbimi në stacionin e policisë, Livadhja si dhe punonjësin e policisë së komunës Livadhja, F.J., gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Dy efektivët e policisë po ushtronin kontroll ndaj tij, duke bërë që 46 vjeçari të mos pranojë, por ti godasë./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





