
Vlorë, 24 korrik 2014, NOA.al- Policia e Vlorës ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e një numri të madh bimësh narkotike.
Gjatë ditës së djeshme në fshatin Treblovë, të komunës Armen dhe pikërisht në vendin e quajtur “Përroi i dardhës” janë zbuluar dhe asgjësuar 350 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa, e cila ishte kultivuar në tetë parcela të ndryshme me një lartësi deri në 80 cm.
Lidhur me këtë rast u bë dokumentimi i plotë ligjor si dhe asgjësimi me djegie i bimëve narkotike. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





