Transmetuar më 24-07-2014, 08:24

Sarandë, 23 korrik 2014, NOA.al- Policia e Sarandës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim.

Geraldo Obzova me banim në Gjashtë të Sarandës, u vu në pranga duke u ekzekutuar urdhri i ndalimit të Prokurorisë Sarandë.

Obozova i cili rezultonte i dënuar më parë për vjedhje, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Sarandës kishte dhënë ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit