Transmetuar më 23-07-2014, 20:42

Plakja– Me kalimin e viteve humbja e peshës bëhet më e vështirë, pasi ndryshon metabolizmi dhe kaloritë digjen më ngadalë.

Stërvitja e gabuar– Nëse mendoni se mund të hiqni peshën me një vrap të thjeshtë apo me një seancë ulje ngritjesh, gaboheni. Për të bërë të mundur uljen e tij, duhet punuar me musklaturën.

Yndyrat e gabuara– Ekzistojnë yndyra të “mira” dhe “më pak të mira”. Në kategorinë e dytë përfshihet konsumi i mishit të kuq dhe produkteve shtazore. Ndërsa si yndyra të mira që rekomandohet të konsumohen janë vaji i ullirit, avogado, peshku etj.

Stresi– Ritmet e shfrenuara të jetës, angazhimet në punë dhe familje, e bëjnë më të vështirë humbjen e kileve dhe veçanërisht të barkut.

Gjumi i pakët- Ndikon në mënyrë direkte për shtimin në peshë, ndaj mesatarisht duhet fjetur tetë orë gjumë.

Forma e mollës– Ata persona që kanë një trup në formë molle e kanë më të vështirë për tu dobësuar, kjo pasi në shumicën e rasteve është trashëgimi genetike. Gjithsesi me këmbëngulje dhe vullnet, asgjë nuk është e pamundur.

Motivimi- Për të reduktuar yndyrën dhe ushqimet kalorike, nevojitet një dietë ushqimore me pak kalori dhe vullnet për të kryer një stërvitje intensive./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit