Transmetuar më 23-07-2014, 19:04

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me vranësira dhe shira të dobët do të jenë zonat malore.

Parashikohet që pasditja të mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët pothuajse në të gjithë vendin, më të theksuara shirat do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore.

Temperaturat e ajrit nuk do të kenë shumë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 37 km/h nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa dallgëzimi në det do të jetë 3 ballë.

Europa

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë për vendet mesdhetare si edhe Europën Juglindore, për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës. Problematike situata do të jetë sërish në zonën e Alpeve ku shirat do të jenë rrebeshe. Ndërsa, e gjithë pjesa tjetër e kontinetit të Europës do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit