Transmetuar më 23-07-2014, 18:43

Michael Schumacher po shënon përmirësime të ndjeshme dhe arrin të flasë me familjarët duke lëvizur sytë. Mendohet se në fund të muajit gusht ai do mund të dalë nga klinika në Zvicër ku ndodhet i shtruar.
Ish-piloti i Formula 1, qëndroi në koma që nga 29 dhjetori, pas përplasjes së kokës me një shkëmb, teksa bënte ski në Francë.
Mjekët që po trajtojnë Schumacher, po përdorin një teknologji të re e cila do ta ndihmojë që të ecë dhe të flasë sërish, pavarësisht kohës së qëndruar në koma.
Ndërkohë duke lëvizur sytë ai arrin që të flasë me të shoqen Corinna, dhe fëmijët, Gina Maria dhe Mick./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





