Transmetuar më 23-07-2014, 17:09

Për shkak të stresit, problemeve hormonale, alergjive, mukozës apo regjimit të keq ushqimor, thonjtë nisin të thyhen. Por për të pasur thonj sa më të fortë dhe të shëndetshëm, ekzistojnë disa rregulla të cilët duhen ndjekur.

-Çdo ditë aplikoni një krem ushqyes për duart dhe masazhojeni deri sa të jetë përthithur i gjithi.

-Herë pas here përdorni vaj ulliri në pjesën e thonjve, pasi në këtë mënyrë i ndihmoni që të bëhen më të fortë.

-Gjatë punëve të shtëpisë përdorni dorashka. Substancat kimike agresive të detergjentëve i dëmtojnë duart. Preferoni dorashkat prej gome, të cilat janë më të sigurta për të mos lejuar depërtimin e ujit.

-Limojini thonjtë vetëm në një drejtim dhe zgjidheni limën jo shumë të fortë.

-Përdorni manikyr cilësor, i cili mund të jetë më i shtrenjtë, por i mban thonjtë më të fortë.

-Duhet të kini parasysh se ngrënia e thonjve duhet shmangur në maksimum.

-Herë pas here bëni një trajtim te estetistja, pasi kura profesionale është shumë më e mirë se sa ajo e bërë në kushtet e shtëpisë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit