Transmetuar më 23-07-2014, 15:55

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në fluturim. Këtë herë ngjarja e rëndë është shënuar në ishujt Penghu, në Taivan, ku një avion u përplas gjatë kohës që ishte në fazë ulje.

Nga të dhënat paraprake flitet për 51 viktima dhe shtatë të tjerë të plagosur. Fluturimi GE222 i TransAsia Airways, kishte 54 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, të cilët po fluturonin nga Kaohsiung në Makung, në mes të një stuhie të shkaktuar nga tajfuni Matmo.

Pas një tentative për të bërë ulje të detyruar, piloti bëri kërkesë për një tjetër ulje, por menjëherë pas kësaj kulla e kontrollit humbi kontaktin me avionin, i cili ishte nisur me dy orë vonesë për shkak të kushteve të këqija të motit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit