
Tiranë, 23 korrik 2014, NOA.al- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale miratoi sot hartën përfundimtare të ndarjes se re territoriale me 61 bashki.
Ky vendim vjen një ditë pas miratimit nga Këshilli i Ministrave të projektit për ndarjen e re administrativo-territoriale, ndërsa komisioni miratoi draftin zyrtar të qeverisë duke ia dërguar Kuvendit për miratim.
Kreu i komisionit Bashkim Fino tha se projekti i moratuar do t’iu bëhet i njohur grupeve parlamentare dhe janë të mirëpritura sugjerimet e tyre. Në një reagim zyrtar. Shoqata e Komunave të Shqipërisë kërkoi që:
-Mazhoranca e opozita dhe i gjithë spektri politik por jo vetëm, të gjejnë rrugët e bashkëpunimit në çdo moment, për të kontribuar në këtë reformë;
-Të rishikohet rikonfigurimi dhe varianti i fundit me 61 njësi vendore, në interes të rritjes së numrit të njësive në intervalin 80-100 njësi apo 7-8 njësi për qark;
-Të shmanget çdo konfigurim me prapaskena politike;
-Të punohet me urgjencë kuadri ligjor, strategjia e decentralizimit fiskal dhe administrative, në funksion të NJQV-ve të reja.
Bashkitë që i janë shtuar variantit me 47 njësi vendore janë si më poshtë:
1. Bashkia Fushë- Arrëz
2. Bashkia Klos
3. Bashkia Vorë
4. Bashkia Rrogozhinë
5. Bashkia Belsh
6. Bashkia Prrenjas
7.Bashkia Roskovec
8. Bashkia Ura Vajgurore
9. Bashkia Poliçan
10. Bashkia Selenicë
11. Bashkia Konispol
12. Bashkia Memaliaj
13. Bashkia Këlcyrë
14. Bashkia Libohovë./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





