Transmetuar më 23-07-2014, 14:13

U braktis nga nëna sepse ishte e mbuluar nga qimet. E vogla Zhao Xinrui, pesë vjeç, u braktis nga e ëma, pasi kjo e fundit zbuloi qimet e dendura në lëkurën e vajzës.

Gjyshja e së miturës, Zhao Henghui, shpjegoi se fillimisht mjekët i kishin thënë se ajo shenjë në lëkurë ishte kalimtare, por me kalimin e kohës shenja nisi të përhapet duke mbuluar gjysmën e trupit të vogëlushes.

Prindërit e së voglës mendonin se ishte një sëmundje e rëndë dhe ngjitëse, siç ndodh jo rrallë në fshatrat kinezë, por nëna e braktisi të bijën bashkë me të shoqen.

Babai i vogëlushes, Zhao Lai, 45 vjeç, vuan çdo ditë teksa shikon të bijën e cila nuk pranohet nga shoqëria për shkak të kësaj sëmundje. Ai thotë se nuk ka mundësi për ta nënshtruar të bijën ndaj operacionit, pasi situata ekonomike është e dobët.

Një televizion lokal dëgjoi historinë e së voglës, nisi fushatën për mbledhjen e fondeve për të mundësuar ndërhyrjen. Pas ndërhyrjes Zhao do mund ti kthehet jetës normalisht./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit