





Së bashku peshonin 280 kilogramë, por të mërzitur nga pesha e tyre vendosën që të ndryshonin ritëm.
Robert dhe Jessica, dy të rinj amerikanë të njohur në qytetin e tyre si “trashaluqët”, vendosën të ndryshonin regjimin ushqimor, duke u përqendruar në një regjim vegjetarian.
Robert peshonte 150 kilogramë dhe Jessica 130 kilogramë, por pavarësisht se ishin mjaft simpatik, nisën të kishin probleme me shëndetin.
Lodheshin menjëherë, dhe shpesh ndiheshin në siklet, pasi nuk arrinin as që të luanin me vajzat e tyre.
Ditën e 30 vjetorit të Robert, u morr vendimi, “Pashë veten në pasqyrë dhe e urreva. Ajo pamje më ngjallte neveri. Nisëm të hanim vetëm fruta dhe perime, deri sa përfunduam duke ndjekur një regjim vegjetarian”.
Tashmë që të dy janë vegjetarianë dhe peshojnë përkatësisht Robert 75 kg dhe Jessica 77 kg./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





