Transmetuar më 23-07-2014, 11:47

Shkodër, 23 korrik 2014, NOA.al- Gjendja e rëndë ekonomike dhe depresioni mendor që e kishte përfshirë prej një kohe të gjatë mendohet se kanë qenë faktorët që kanë shtyrë një 49 vjeçare të tentojë vetëhelimimin.

Burime nga policia bëjnë thanë për NOA.al se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur 49 vjeçarja me iniciale L.K.,, banuese në Laç Vau Dejës, Shkodër, ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë lëndë helmuese të tipit fotoksinë.

Ajo është transportuar me shpejtësi për në spitalin e qytetit, ku edhe ka marrë ndihmën e nevojshme nga mjekët. Aktualisht gruaja ndodhet në gjendje kritike për jetën. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit