Transmetuar më 23-07-2014, 10:20

Fier, 23 korrik 2014, NOA.al – Problemet në familje kanë shtyrë 47 vjeçarin Sazan Xh. nga qyteti i Fierit të ushtrojë dhunë fizike dhe psikologjike mbi bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.

Burime nga policia i thanë agjencisë NOA.al se mbrëmjen e djeshme është arrestuar në flagrancë i sipërpërmenduri, pasi rreth orës 20:00, pas një debati në familje, ka kaqtrajtuar bashkëshorten 42 vjeçare T.Xh. dhe vajzat e tij.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale të “Dhunë në familje”./a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit