Transmetuar më 23-07-2014, 09:35

Lezhë, 23 korrik 2014, NOA.al  – 57 vjeçari Gjergji T. është kapur në flagrancë nga policia, duke transportuar një sasi të konsiderueshme minerali të kromit, pa faturën tatimore të shitjes, pa kuponin tatimor dhe pa fletë peshore.

Policia bën me dije se ka nisur procedimin penal ndaj 57 vjeçarit, i cili është ndaluar duke transportuar mineral kromi me mjetin kamion “MAN”, me targa LE 77 41 A, në aksin rrugor Kurbnesh-Mirditë, në Rrëshen.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të “Fshehje e të ardhurave”. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit