Transmetuar më 23-07-2014, 08:05

Më në fund kanë arritur të shpëtojnë nga virusi HIV pasi kanë bërë transplantin e palcës për të kuruar kancerin. Ngjarja fatlume u ka ndodhur dy pacientëve në spitalin St Vincent’s në Sideny të Australisë, por ata nuk janë të parët.

Dy australianët shënohen si të dytët dhe të tretët në të gjithë botën që arrijnë të shpëtojnë nga virusi HIV pas transplantim të palcës, pasi i pari është një amerikan i kuruar në Berlin, Gjermani, në vitin 2008.

Njëri e ka marrë palcën nga një pacient i cili kishte dy kopje të palcës, të mbrojtura në kushte laboratorike, ndërsa tjetri e ka marrë nga një dhurues i çfarëdoshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga një mjek në Sidney, pak orë para hapjes së Konferencës Ndërkombëtare mbi Sidën në Melburn, event në të cilin do të merrnin pjesë edhe disa nga shkencëtarët që gjetën vdekjen gjatë rënies së avionit MH17 të MAlaysia Airlines, në Ukrainë. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit