Transmetuar më 22-07-2014, 21:10

Në momentin që një fëmijë lind, çdo pjesë e trupit të tij kërkon kujdes të veçantë. Nuk duhet ta shtrëngoni atë shumë fort, nuk duhet ta puthni shpesh, duhet të bëni kujdes me kokën, kur e vishni, kur e lani etj.

Një kujdes i veçantë duhet kushtuar edhe kërthizës, pasi ajo gjithashtu është një pjesë delikate, duke qenë se plaga mund të mos jetë mbyllur ende edhe në fund të muajit të parë. Lexoni më poshtë disa këshilla të thjeshta.

Kur e ndërroni foshnjën, bëni kujdes me pjesën e kërthizës. Pastrojeni me kujdes që të mos mbeten papastërti.

Bëni të mundur që kordoni të ajroset shpesh, në këtë mënyrë edhe do të thahet më shpejt.

Mundohuni që rrobat të mos fërkohen shumë me të. Vishini rroba pak të lirshme.

Lëreni kërthizën të bjerë vetë. Më parë thuhej se edhe mund t’ia rrezonit kordonin foshnjës, me alkool 90 gradë, ndërsa sot thuhet se mënyra e rënies natyrale është më e mira.

Mos u mundoni të ndryshoni formën e kërthizës me anë të garzave, fashave apo copave të tjera sepse nuk do të japin rezultat dhe mund të shkaktojnë probleme.

Është mirë që gjatë kësaj faze të mundoheni ta lani me sfungjer foshnjën dhe të mundoheni të mos i bjerë shume ujë tek kërthiza. Sapo ajo të bjerë, mund ta lani normalisht. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit