Transmetuar më 22-07-2014, 18:18

Kukës, 22 korrik 2014, NOA.al – Një djalë 14 vjeçar ka gjetur vdekjen ndërsa ka qenë duke u larë në liqen në qytetin e Kukësit.

Burimet në vendngjarje bëjnë të ditur për agjencinë NOA.al se 14 vjeçari me iniciale E.H nga fshati Breg Lumë në komunën Tërthore në Kukës, kishte hyrë për tu larë në liqen, por për shkak të ngërçit në këmbë, ai ka gjetur vdekjen, duke u mbytur.

Ngjarja ka ndodhur në mesditën e sotme. Banorët e zonës janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë minorenit, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë atë.

Burimet policore bëjnë me dije se ngjarja ka qenë aksidentale, por policia është ende duke hetuar për të zbardhur plotësisht vdekjen e 14 vjeçarit./a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit