Transmetuar më 22-07-2014, 18:11

Djersitja është një funksion natyral që ndodh në të gjithë trupin, por në rastin e këmbëve duke u gjendur të mbyllura brenda çorapeve dhe këpucëve, një djersitje e tepërt mund të krijojë një ambient të lagësht, ideal për riprodhimin e kërpudhave dhe baktereve, të cilët shkaktojnë erën e keqe të këmbëve.

Ju vijnë këmbët erë? Një pudër që mund ta pregatisni vetë

Me recetën e mëposhtme mund të pregatisni rreth 170 gramë pudër të pregatitur në kushte shtëpie për këmbët, por nëse dëshironi sasi më të madhe, mjafton që të shtoni dozat proporcionalisht.

Përbërësit:

60 gramë pudër orizi

60 gramë niseshte misri

6 pika vaj esencial sipas dëshirës (më e përshtatshmja për të larguar erën e keqe është ai i sherebelës)

1 lugë gjelle sodë buke (opsionale)

Pregatitja:

Filloni duke përzier pudrën e orizit, niseshtenë dhe sodën. Më pas shtoni pikat e vajit esencial dhe përziejini mirë sërish. Mbylleni mirë enën ku do të ruani përzierjen dhe lëreni për disa orë. Gjatë kësaj kohe vaji esencial do të thahet dhe do të aromatizojë pudrën qe keni pregatitur. Kur ta merrni, siteni në mënyrë që të largoni çdo papastërti që mund të ketë dhe ruajeni në vend të thatë. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit