Transmetuar më 22-07-2014, 17:39

Tiranë, 22 korrik 2014, NOA.al – Partia Demokratike, nëpërmjet deputetes Albana Vokshi, ka deklaruar se shqiptarët përjetuan 300 ditë shëndetësi kaotike, të sponsorizuar nga mendjet e mbrapshta dhe interesat klienteliste rilindase.

“Sot nuk kemi ende shëndetësi falas, por kemi vetëm propagandë falas. Sot kemi shëndetësi të përkeqësuar në çdo drejtim, kemi shëndetësi të përkeqësuar në çdo shërbim. Biografia e ilaçeve caktohet nga ministri mbi bazë tarafesh dhe interesash”, u shpreh deputetja Vokshi.

Ajo shtoi se emërimet në mjekësi kalojnë në zarfe dhe se drejtorë spitalesh janë bërë mjekë të dënuar më parë për krime dhe për shpërdorim detyre.

“Farmacitë e kushërinjve kanë mbirë kudo në dyert e spitaleve. Sot qytetarët e vendit paguajnë shumë më shumë dhe vuajnë akoma më shumë në dyert e spitaleve. Kjo pra është e vërteta e shëndetësisë së rilindur të Edi Ramës”, përfundoi deklaratën e saj në emër të PD-së, deputetja Albana Vokshi. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit