Transmetuar më 22-07-2014, 16:35

Durrës, 22 korrik 2014, NOA.al – Një 49 vjeçar nga qyteti i Durrësit ka qenë duke punuar në tokën e tij, në momentin që është pickuar nga gjarpri.

Burimet nga policia e qytetit bregdetar bënë të ditur për agjencinë NOA.al  se 49 vjeçari me iniciale S.N., është pickuar nga gjarpri gjatë momentit që po punonte tokën në pronësi të tij, në fshatin Hardhishtë, në komunën Gjepalaj.

Pasi ka ndierë pickimin, ai ka kërkuar ndihmën e familjarëve, të cilët ndodheshin në brendësi të banesës. Sapo e kanë parë, ata e kanë transportuar 49 vjeçarin për në spitalin e Durrësit, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 19:40, kohë në të cilën burri ka mbërritur në spital. Ai po merr mjekimin e nevojshëm dhe gjendet nën vëzhgimin e mjekëve. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit