Transmetuar më 22-07-2014, 16:03

Të jeni të kujdesshëm ndaj ofertave, të bësh një listë të produkteve që ju duhen, të rrish larg produkteve tunduese, etj, janë disa nga mendimet që kalojnë në mendjen e konsumatorëve, të cilët shkojnë për të bërë pazar, në këtë moment krize. Ka disa mënyra, të cilat mund t’ju ndihmojnë tepër të shpenzoni më pak. Lexoni më poshtë se cilat janë.

– Pozicioni i produkteve- Shikojini me vëmendje vendosjen e produkteve në rafte dhe bëni shuam kujdes kur shkoni në supermarket me fëmijët. Produktet për të vegjlit vendosen në një lartësi të tillë që mund të arrihen nga vogëlushët dhe mund të merren pa praninë e prindërve. Produktet më të shtrenjta, zakonisht vendosen në raftet e sipërme, ato më të lira në mes dhe poshtë.

– Jetëgjatësia e produkteve- Kjo shënon prodhimin dhe skadencën e produkteve. Nëse doni të kurseni, këshillohet të blini produkte të cilat skadojnë brenda pak kohësh, por që janë brenda afatit të skadimit. Në këtë mënyrë, shmangni blerjen e produkteve që nuk ju duhen, duke pasur frikë për mospërdorimin dhe shijimin e tyre.

– Shkoni në supermarket me të moshuarit- Përgjithësisht, supermarketet kanë një ulje nga 4-10% për të gjithë të moshuarit. Disa nga dyqanet që e kanë këtë ulje janë Carrefour, Esselunga, Unes, Ipercoop, Despar etj.

– Kujdes me ofertat- mos u joshni nga ofertat që japin çmime të ulëta apo produkte merr 2 paguaj 1. Merrni ato produkte që ju do t’i konsumoni në familje, dhe jo produkte që kanë ofertë, pasi në këtë mënyrë e shmangni kursimin.

– Vendosni rregull në depo- Nëse keni një magazinë apo depo ushqimesh, vendosni në rregull ushqimet që keni, për të bërë në mënyrën e duhur, bilancin për të gjitha ato që ju mungojnë dhe për t’i blerë më pas. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit