Transmetuar më 22-07-2014, 15:46

Të lexosh mesazhe, të shkruash e-maile, të navigosh në internet ndërsa jeni duke ecur në rrugë, pa u kujdesur se do të përplaseni me dikë, tashmë është tërësisht e mundur dhe e realizueshme. Në Washington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është krijuar një korsi për të gjithë ata këmbësorë që përdorin aparatet celularë dhe që nuk mund të ndahen prej tyre as edhe një minutë.

Korsia ndodhet në rrugën 18th Street Nortwest dhe është e ndarë në dy pjesë. Njëra anë është për të gjithë ata që duan të ecin të pashqetësuar, duke parë celularin e tyre dhe duke lundruar, ndërsa tjetra, për kalimtarët që nuk i kanë fiksim smatrfonët.

Një e veçantë e kësaj korsie, janë shenjat e shumta të vizatuara në rrugë, për t’iu tërhequr vëmendjen kalimtarëve me kokën poshtë dhe të përqendruar tek celularët e tyre.

Realisht, ekziston edhe “hileja”. Nuk është një korsi e mirëfilltë, e ndërtuar nga ekspertët e ndërtimit dhe plani urbanistik i qytetit, por më shumë, një eksperiment i National Geographic, i cili po pregatitet për serinë e ardhshme të dokumentarëve, bazuar në sjelljen e qenieve njerëzore. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit