
Spitali “John Hopkins” në Baltimora të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të paguajë 190 milionë dollarë si dëmshpërblim për sjelljen e gjinekologut Nikita Levy.
Mjeku i filmonte pacietet gjatë vizitave nëpërmjet një pajisje në formë stilolapsi. Pas denoncimit të një punonjësi të spitalit, gjinekologu i pushua nga puna në shkurt të vitit 2013, ndërsa u vetëvra dhjetë ditë më vonë.
Spitali asokohe u mbrojt duke thënë, “Një punonjës jokorrekt. I gjithë spitali nuk mund të barazohet me sjelljen e Levy”.
Tashmë spitali “John Hopkins” u detyrua të pranojë pagesën e 190 milionë dollarëve për mbi tetë mijë paciente, të cilat janë filmuar gjatë vizitave nga gjinekologu i vetëvrarë. Në shtëpinë e gjinekologut, hetuesit zbuluan mbi 1200 video dhe 140 fotografi./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





