
Librazhd, 22 korrik 2014, NOA.al- Një grua e moshuar u gjet e vdekur pranë shtratit të lumit.
Në fshatin Karkavec të Librazhdit, është gjetur e pajetë në afërsi të shtratit të lumit Shkumbin, 83 vjeçarja Feride Radiçi.
Nga dëshmitë e familjarëve mësohet se gruaja vuante nga depresioni nervor dhe për këtë shkak kurohej prej kohësh.
Ajo ishte larguar nga banesa prej disa orësh, duke arritur që të humbë gjurmët. Të shqetësuar familjarët e saj u vunë në kërkim, deri sa e gjetën të pajetë.
Nga këqyrja e kufomës nuk rezultuan shenja dhune, duke shtuar dyshimin se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





