Transmetuar më 22-07-2014, 09:30

Prej disa ditësh ka nisur pushimet e saj dhe synon që ti shijojë në maksimum. Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Vesa Luma, duket se e pëlqen rrezikun.

Ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram, një fotografi ku shfaqet duke ecur mbi litar, në një lartësi të konsiderueshme, ndërsa në pjesën e poshtme ka vetëm ujë.

Bashkëngjitur kësaj fotografie ajo shkruan, “Aventura ime e radhës. Jetoje jetën”.

Mirëpo nga pushimet e saj, i fejuari Big Basta nuk shihet askund, duke hedhur dilema nëse ajo pushimet i ka bërë e vetme, apo thjesht Big-u nuk ka dashur të fotografohet./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit