
Elbasan, 22 korrik 2014, NOA.al- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për mashtrimin e rreth 20 qytetarëve.
Operacioni i uniformave blu i koduar “Punësimi i rremë”, vuri në pranga 44 vjeçarin Mihal Shytin dhe 37 vjeçarin Lorenc Cuka, të cilët në bashkëpunim me një shtetas të huaj, mashtronin qytetarët.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, të ndaluarit iu merrnin qytetarëve nga 500 euro, duke u premtuar viza kanadeze dhe punësim në vendet e Bashkimit Europian.
Ndalimi i tyre u bë pas hetimeve që zgjasnin prej disa kohësh, si dhe pas denoncimit të qytetarëve të mashtruar./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





