
Tiranë, 22 korrik 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e martë, 22 korrik 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Debati në Kuvend, ligj i ri, si ndryshojnë pensionet e ushtarakëve”.
Tituj të tjerë janë; “LSI bllokon Byronë e Hetimit dhe shkrirjen e Gardës”.
“Krimi brenda 5 sekondave, polici rrugor iku me vrap. Publikohet videoja e Santos”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Pensione të reja në shtator. Ministri Veliaj paralajmëron rillogaritjen e përfitimeve për disa kategori”.
Tituj të tjerë janë; “E shkuara e errët e mikut të Berishës, Damir Fazlliç”.
“Qeveria dhe CEZ, si ndahen borxhet dhe përfitimet”.
“Nuk shleu kredinë e bankës, “konsulli italian” denoncohet për mashtrim”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Udhëzimi i Bashës: Kryesia jo anëtarë me lidhje gjaku”.
Tituj të tjerë janë; “Rritja e pensioneve dhe kompenzimi i energjisë, kostoja 10 milionë dollarë”.
“Denoncimi në polici, e reja ndjek 52 vjeçarin” Do ti tregoj gruas tënde”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Bojkot, bojkotit të PD. Pas PDIU së çamëve, duket se dhe PDK-ja e Ndokës po ikën nga PD-ja”.
Tituj të tjerë janë; “Rritja e re e pensioneve, kategoritë që përfitojnë”.
“Spartak Braho: Nuk mund të tallemi me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit”.
“Mjekët dhe infermierët që rrezikojnë vendet e punës”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Ngërçi i tapive. Legalizimet, hipoteka nuk merret pa u shpronësuar pronari”.
Tituj të tjerë janë; “Livadhjaja i shpall "luftë" Konispolit të çamëve: Nuk i duam, kjo është ndarje etnike me prapavijë politike”.
“Përplasje LSI-PS në komision, Braho: Byroja e Hetimit, u mbars mali dhe polli një mi”.
“Ligji i pensioneve, kufiri i kontributeve rritet në 40 vjet”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





