
Fier, 22 korrik 2014, NOA.al- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e lënë pas, në vendin e quajtur Mbrostar Ura, në Fier.
I plagosuri është identifikuar si 22 vjeçari Ardit Meta, ndërsa i dyshuar si autor është Bujar Gremi, i cili ka përfunduar në prangat e policisë.
Nga hetimet paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se shkak për plagosjen ka shërbyer një konflikt për qeranë e lokalit.
I dëmtuari u dërgua për të marrë ndihmën e nevojshme në spital, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





