Transmetuar më 21-07-2014, 20:59

“Rusia ka ndikim mbi këta separatist, i ka stërvitur dhe i ka furnizuar me materiale ushtarake. Rusia dhe Putin, kanë përgjegjësi direkte për ti detyruar separatistët që të bashkëpunojnë”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka komentuar me këto fjalë rrëzimin e avionit malajzian në Ukrainë gjatë ditëve të kaluara, duke thënë se nuk mjaftojnë fjalët, por duhen vepra.

Obama kërkon që ekipi i ekspertëve të lejohet që të shkojnë në vendin e ngjarjes, në mënyrë që hetimi të jetë më i besueshëm. Deri më tani si pasojë e rrëzimit të avionit janë gjetur 272 trupa./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit