
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, mëngjesi do të nisë me altenime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat gradualisht gjatë mesditës do të fuqizohen duke rrezikuar shira si fillim në zonat veriore e më pas në të gjithë territorin e vendit.
Vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese gjatë pasdites në zonat e ulëta dhe zonat malore ndërsa me vranësira dhe intervale kthjellimesh do të paraqiten zonat bregdetare të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur në zona të veçanta shpejtësinë 38 km/h. Drejtimi i saj do të jetë kryesisht nga Jugperëndimi duke gjeneruar në det dallgëzim 3- 4 ballë.
Europa
Moti i paqëndrueshëm do të vijojë për vendet e Europës qendore, për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës. Problematike situata paraqitet në zonën e Alpeve ku shirat do të jenë me intensitet të lartë. Po ashtu, vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme në rajonin e Mesdheut dhe Europën juglindore.
Ndërsa, me diell paraqitet moti në Europën Jugperëndimore, ishujt britanike si edhe gadishulli Iberik./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





