








Asnjë turp për pajisjen e insulinës që duket nga bikini. Sierra Sandison, 20 vjeç, u zgjodh Miss Idaho (në SHBA) në 12 korrik.
Ajo tërhoqi vëmendjen jo vetëm për shkak të formave të saj, por për shkak të pajisjes që mbante nën kontroll diabetin e saj, të cilën nuk e ndau as gjatë kohës që ishte në pasarelë.
Fotografitë e saj përfunduan në rrjetet sociale, duke u cilësuar si heroinë për guximin e saj.
Më tej në profilin e saj në Instagram 20 vjeçarja postoi një foto ku shkroi, “Tregomë pajisjen tënde të insulinës”, si një mënyrë për të ftuar gjithë ata që janë prekur nga kjo sëmundje që të mos stepen.
Sierra u diagnostikua nga diabeti në vitin 2012, por pavarësisht kësaj vazhdoi karrierën si modele pa u ndalur, e deri në momentin që fitoi titullin Miss Idaho./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





