Transmetuar më 21-07-2014, 18:12

E ardhmja e Mentor Zhdrellës mbetet e paqartë. Futbollisti kosovar, që u largua krejt papritur dhe pa asnjë argument serioz nga të kuqtë, mund të përfundojë te Prishtina në Superligën e Kosovës, citon Supersport.

Ekipi i kryeqytetit kosovar e ka kërkuar Zhdrellën edhe gjatë muajve të dimrit, por 26-vjeçari preferoi të vishte fanellën e Dritës.

Trajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli ka konfirmuar se pret disa përforcime cilësore para se të nisë sezoni i ri, por pa e cituar emrin e Zhdrellës.

Gjithsesi burime pranë klubit këmbëgulin se futbollisti dëshiron me çdo kusht të luajë me Prishtinën, klub më te cilin kërkon të fitojë trofe. Pengesë për këtë transferim është kontrata që Zhdrella ka me Partizanin.

Në momentin e prezantimit, 4 herë futbollisti më i mirë i Superligës së Kosovës nënshkroi një kontratë 3-vjeçare, e cila mund të zhvlerësohet vetëm nëse arrihet konsensusi mes palëve.

Trajneri Shpëtim Duro ka folur me superlativa për futbollistin, por e ka të vështirë të shpjegojë largimin e tij.

Me gjithë dëshirën e drejtuesve të Partizanit për ta mbajtur në skuadër, këmbëngulja e Zhdrellës për të qëndruar pranë familjes së tij pritet të reflektohet me kalimin e tij te Prishtina.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit