
Janë disa hile që duke u mbajtur parasysh, mund të mbajnë nën kontroll peshën trupore, duke pasur një trup të tonifikuar. Më poshtë sjellim disa prej tyre.
Përgjysmoni urinë– Nëse arrini në vaktin kryesor me stomakun bosh, rreziku për marrjen e më shumë kalorive është më i madh. Më mirë dy orë para vaktit bazë, hani diçka të vogël, qoftë një kos me fruta apo gjysëm banane.
Hani me erëza– Përveçse ti përgatisni pjatat tuaja me spec djegëz, zaferano, piper etj., mund të përdorni edhe pak erëza në momentin që i konsumoni. Erëzat rrisin ndjesinë e ngopjes dhe bëjnë që të hahet më pak.
Braktisja e pjatave të vjetra– Kryesisht gjatë pushimev pjatat e vjetra lihen pas dore, duke rendur pas menusë së re. Por konsumi vetëm i këtyre pjatave mund të çojë në humbje të kontrollit mbi sasinë që konsumohet.
Ushqime të lehta– Në orët e zbavitjes, shmangni alkoolin dhe zgjidhni një lëng frutash. Ndihmon më mirë për linjat dhe për tu ndjerë më të ngopur.
Përtypja- Një zgjidhje shumë e mirë është përtypja në mënyrë të ngadaltë. Kjo bën që të ngopeni më shpejtë dhe të hani më pak./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





