Transmetuar më 21-07-2014, 17:45

Një garë speciale në 100 metra, në Rio de Janeiro plotëson axhendën e këtij viti për rekordmenin Usain Bolt, i cili nuk do të mund të përballet me amerikanin Justin Gatlin deri në 2015-ën.

Sprinteri xhamajkan ka konfirmuar se do të jetë i pranishëm në 100 metra garim në plazhin e famshëm të Copacabanas më 14 gsht, event që pason Lojërat e Glasgow në Skoci.

Kalendari personal i Usain Bolt përfshin gjithashtu pjesëmarrjen në 100 metra në Poloni më 23 gsht, si dhe në Diamond League gati një javë më vonë, në Zyrih.

Në Copacabana, në eventin “Mano a Mano” 27-vjeçari ka garuar edhe më parë, madje duke e arritur i pari vijën e finishit në 150 metra,në mrs të vitit të kaluar.

Për Bolt dhe Gatlin, rasti më i mirë që të gjithë prisnin t’i shikonin bashkë në pistë ishte Diamond League në Zyrih, por për fat të keq ky duel nuk mund të marrë jetë.

Atleti amerikan, i rikthyer në 2010-ën pas pezullimit 4-vjeçar nga dopingu, nuk mund të marrë ftesë nga organizatorët e eventit në Zvicër për garën 100 metra, ndonëse rregullorja e lejon të garojë në 200 metra.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit