
Në Australi, detyrimi i shitjes së paketave të cigareve aninome, me imazhe shokuese, ka bërë që përqindja e duhanpirësve në moshë madhore të reduktohet në masën 15%.
Tashmë iu takon vendeve europiane që të marrin masa lidhur me paketat e cigareve, duke pasqyruar imazhe të forta dhe duke ruajtur anonimatin e tyre.
Britania e Madhe ishte në pritje të të dhënave australiane para se të vendoste për imazhet e paketave shokuese. Në Australi, përqindja e duhanpirësve me moshë mesatare gjatë gjysmës së dytë të viti 2013, ka rënë në masën 15%, dhe kjo shifër pritet të rritet më tej, pikërisht prej imazheve të paketave.
Deborah Arnott, presidente e organizatës së bamirësisë britanike, “ASH”, shpjegon se, “Qeveria britanike po vlerëson këtë masë për të ndikuar në industrinë e duhanit, me synim reduktimin e numrit të duhanpirësve”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





